Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur debakël politik për Lëvizjen Vetëvendosje, rezultatin zgjedhjeve komunale të 17 tetorit.
Ai në Rubikon, u shpreh se për gjashtë muaj, Vetëvendosje me në krye Albin Kurti pësoi rënie nga 50% në 23%.
“Edhe LDK edhe VV edhe PDK edhe ato janë kthy në votën bazë. Psh PDK e LDK s’kanë më shumë vota se në 2017 as tash. Nëse ua merr votën e 2017 e tash komunale, do ta hetosh që nuk e kanë ndonjë fuqi të jashtëzakonshme këto parti”.
”Përjashtim bën VV-ja që ka pësuar në këto zgjedhje, që ka rënë prej 50-ve në 23. S’ka mundësi”.
Ndërsa duke komentuar deklarimet e sotme të kryeministrit Albin Kurti, liderit të Vetëvendosjes, i cili u shpreh se VV-ja ka dalë partia e parë në zgjedhje, Haradinaj u shpreh:
“Ai duhet me thanë diçka. Por mos qofsh në lëkurën e tij tash. Nga 50% me ra në 23% për gjashtë muaj. Ky është debakël politik”.