Haradinaj për vizitën e Thaçit në Paris: Askush s’mundet të na befasojë me marrëveshje për kufirin

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 10:35 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka komentuar vizitën që presidenti Hashim Thaçi pritet ta zhvillojë në Paris, ku është paralajmëruar se do të takohet edhe presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Por takim është paralajmëruar edhe me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, raporton Ekonomia Online.

Por sipas kreut të ekzekutivit, askush nuk mundet ta befasojë Kosovën me një marrëveshje për kufirin ose territorin.

“Mirë është me krijuar ekipin. Nëse presidenti Macron e thirr presidenti është mirë apo jo. Jam i sigurt se në këtë total të punëve s’ka mundësi dikush me befasuar Kosovën me një marrëveshje për kufij apo territor”.

I pyetur se a e përkrah AAK-ja rezolutën  cila kërkon që të mos diskutohen kufijtë e Kosovës ne dialogun me Serbinë, ka thënë se është mirë që rezoluta të votohet, por ka vlerësuar se janë vonuar në këtë drejtim.

Ai ka thënë se është e qartë se çka duhet që të mos diskutohet me Serbinë, por sipas tij duhet të bëhet e qartë edhe se çka duhet të diskutohet.

“Ma se miri ish kanë me pa çka bën e çka s’bën. Çka s’bën qëndrimet janë të qarta. Është mire opozita me pas një opsion çka bën, është mire që ajo të mos shkojë veç çka nuk bën. Mendoj që jemi duke u vonuar, edhe LDK që është inicuese jemi duke u vonuar. Mirë është me u votuar rezoluta, çka bën dhe çka s’bën”.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj

Posted by EkonomiaOnline on Friday, October 26, 2018

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/thaci-e-vuciq-takohen-me-11-nentor-ne-paris-macron-fton-presidentin-dokument/

Të ngjashme