Udhëheqësi i Partisë së Pavarur Liberale Serbe ( SLS ), Sllobodan Petroviq e ka pyetur kryeministrin Haradinaj lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
“Ka të bëjë me vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe lidhur me atë ngjarje unë nuk dua t’ju përkujtoj se çka ka ndodhur por kanë kaluar 4 muaj dhe ne nuk kemi asnjë informacion lidhur me këtë hetim. Unë kam Parashtruar pyetjen sepse na intereson se çfarë ka ndodhur me këtë ngjarje dhe a kemi informata se kur kryerësit do të dalin para drejtësisë”.
Kryeministri Haradinaj i ka bërë të ditur Petroviqit se hetimet për këtë rast janë intenzive dhe se zbardhja e këtij rasti është në interes të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“E kuptojmë edhe në bazë të ndjeshmërisë që shumë aspekte të hetimeve nuk i posedoj ose nuk mundem me i sjellë në Kuvend… Hetimet janë intenzive, nuk është përjashtu asnjë pistë. Mund të ndodhë që zbardhja e këtij rasti është e pamundur edhe me hetime intenzive edhe në Serbi”.
“Çështja e zbardhjes së rastit është në interes të Kosovës. Ajo çka nuk duam me ba është mos me paragjyku për shkak se kjo mund t’i dëmtojë edhe hetimet. Ndërprerja e bisedimeve për ne ka qenë e papranueshne që ka ndodhë atëherë . Kosova mbetet e hapur për të vazhduar, janë disa marrëveshje që janë në pritje sidomos ajo për energji. Qeveria e ka marrë veprimin që i takon që të paraqes një platformë për bisedimet me Serbinë”.