Haradinaj përkrah kërkesën që lulëkuqja të jetë simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë

Prishtinë | 05 Jan 2023 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përkrah kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i përkujtimit të të viktimave të gjenocidit në Kosovë. 

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se “E përkrah iniciativën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë’.

Madje, Haradianaj shpreson që kjo iniciativë të jetësohet sa më parë, dhe atë që nga 15 janari 2023, kur Kosova shënon Ditën e Gjenocidit.

Të ngjashme