Haradinaj përkujton të rënët e demonstratave të 89′: Falë tyre u bë kthesa në përpjekjet për liri

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Daut Haradinaj nga AAK ka përkujtuar demonstratat e 27-28 marsit 1989.

Ai tregon që në Deçan gjatë këtyre demonstratave ranë Agim Kukleci, Ismet Qorraj, Salih Hadërgjonaj dhe Mujë Mehmetaj.

Haradinaj thotë se falë veprës së tyre u bë kthesa e madhe për liri e pavarësi.

Postimi i tij i plotë:

Pas suprimimit të Autonomisë së Kosovës më 23 mars 1989, populli i Kosovës nuk kishte çfarë të humbasë më shumë. U ngritën në këmbë i madh e i vogël, e u hodhën në demonstratat e fuqishme të 27-28 marsit 1989.

Në këto demontrata të përgjakshme, në ballë të demonstruesve, në qendër të Deçanit, duke u konfrontuar me policinë dhe ushtrinë serbe, ranë heroikisht; Agim Kukleci, Ismet Qorraj, Salih Hadërgjonaj dhe Mujë Mehmetaj.

Falë veprës së tyre dhe të shumë dëshmorëve të tjerë, u bë edhe kthesa e madhe në përpjekjet për liri dhe pavarësi.

Lavdi për jetë e mot!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme