Sot është mbushur një dekadë prejse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i ka dhënë vulë të drejtës së Kosovës për shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt, 2008.
Kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ai vendim i para 10 viteve e ka forcuar Kosovës e 17 shkurtit.
Haradinaj ka thënë se i tërë angazhimi i tij dhe bashkëpunëtorëve është që këto dy vendime të mos tjetërsohen për asnjë çmim.
“Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të Republikës së Kosovës, përpos që legjitimoi procesin e shpalljes së pavarësisë, forcoi edhe vet Kosovën e 17 shkurtit. I tërë angazhimi jonë është që këto dy vendime të rëndësishme historike të mos tjetërsohen me asnjë çmim”, ka shkruar kryetari Haradinaj.