Haradinaj: Policia e Kosovës janë heronjtë tanë të paqes

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë bërë 21 vjet prej kur Kosova u bë me Polici të saj.

“Mijëra vajza e djem të uniformuar përgjatë më shumë se dy dekada ofrojnë siguri për qytetarët. Policia e Kosovës është institucioni më i besueshëm dhe më profesional në vendin tonë, institucion ky që konsiderohet model edhe për vendet e rajonit”.

“Mirënjohës përjetë gjithë pjesëtarëve të PK-së që ranë në krye të detyrës. Ata janë heronjët tanë të paqes. Kujtimi dhe nderimi për ta do të jetë gjithmonë pjesë e rrugëtimit tonë si shtet e si popull”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme