Haradinaj: Policinë e ka sulmuar krimi i organizuar, të bashkohemi në luftën e pakompromis ndaj tij

Prishtinë | 15 Pri 2022 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se krimi i organizuar që operon në Kosovë e ka sulmuar sot policinë e Kosovës në veri të vendit.

Haradinaj ka thënë poashtu se aktet kriminale siç ishte kjo e sotmja ndaj policisë së Kosovës janë alarm për të gjithë.

“Krimi i organizuar ka sulmuar Policinë e Kosovës. Këto akte kriminale janë alarm për të gjithë. Krimi i organizuar nuk ka përkatësi politike as etnike. Ai i rrezikon të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, andaj është në interesin e secilit individ dhe komunitet që ta denoncojë e ta luftojë krimin. Të distancohemi nga dhuna e nga krimi e të bashkohemi në luftën e pakompromis ndaj tij”, ka shkruar ai.

Të ngjashme