Haradinaj porosit Agjencinë e Akreditimit “që të ketë kujdes” me kolegjet private

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 07:56 | Nga Ekonomia Online

Ndërhyrje në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA) ka bërë dy ditë më parë kryeministri në largim, Ramush Haradinaj.

Në letrën që ua ka drejtuar të martën kryetarit të Bordit të Agjencisë së Akreditimit, Gazmend Luboteni dhe ish-ushtruesit të detyrës së drejtorit të AKA-së, Avni Gashi, Haradinaj ka kërkuar nga ta favore për kolegjet private, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gazeta ka siguruar letrën në të cilën ai porosit drejtuesit e këtij institucioni të pavarur që të kenë kujdes në trajtimin e kërkesave që vijnë nga kolegjet, e që ai i konsideron “kualitative”. I ka njoftuar Lubotenin dhe Gashin se ka pranuar ankesa rreth akreditimit të programeve studimore.

“Ju drejtohem me ketë letër që të adresoj shqetësimin për tejzgjatjen nga ana e Agjencisë suaj lidhur me akreditimet dhe riakreditimet. Kam pranuar disa ankesa legjitime që lidhen me nyjat administrative dhe burokratike që kjo agjenci i paraqet gjatë procesit të akreditimit dhe riakreditimit”, thuhet në letrën e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme