Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se mashtrimet e presidentit Hashim Thaçi për demarkacionin nuk kanë të ndalur.
Haradinaj ka deklaruar se siç duket, Thaçi e ka kthyer në kauzë personale marrëveshjen skandaloze me Malin e Zi.“Ai për ta ‘pshtu ftyrën e vet’ po mundohet që me çdo kusht dhe pa kursyer forma ta mbulojë këtë të keqe që vetë e nënshkroi”.
“Por, deputetët e kanë kuptuar se kjo marrëveshje e dëmton Kosovën në territor me mbi 8.8 mijë hektarë dhe si e tillë do kundërshtohet nga ta. Prandaj, z. president kur do ta kuptosh që ju nuk keni mandat për t’iu përzier vullnetit të deputetëve, por përkundrazi e keni për detyrë që t’iu raportoni atyre”.
“Kjo që ju po e bëni është antikushtetuese pavarësisht qëllimeve tua. Ti e ke kryer punën tënde dhe e kemi parë se si e ke kryer. Tash lëri deputetët rehat!”, thuhet në deklaratën e deputetit Haradinaj.