Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë KOMF, ka bërë lansimin e Indeksit për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0.
Indeksi është një mekanizëm i pavarur për matjen e reformave të çdo vendi në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijës (KDF), raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Ramush Haradinaj, me këtë rast tha se pozita e fëmijëve në vend është e vështirë. Kjo sipas tij, ka ardhur ngase vendi ka dal nga lufta dhe u pamundësuar vëmendje institucionale fëmijëve.
Por sipas tij, institucionet janë të vendosur që të zbatojë marrëveshjet edhe konventat për të drejtat e fëmijëve.
Ai ka paralajmëruar se është duke u hartuar edhe Projektligji për mbrojtjen e fëmijëve, ndonëse shprehte se ka shumë punë për tu bërë në këtë drejtim.
“Kosova është e përcaktuar që të bazohet në normat dhe marrëveshjet ndërkombëtare mbi të drejtat e fëmijëve dhe për këtë është e gatshme dhe hynë në obligim, duke përfshirë Konventën për të Drejtat e Fëmijëve të vitit 1989. Është në hartim e sipër Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijës dhe poashtu është në hartim Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve”.
Kreu i ekzekutivit u shpreh i shqetësuar edhe me mospërfshirje e fëmijëve në shkollimin parafillor gjegjësisht në çerdhe.
“Shqetësim personal mungesa e përfshirjes së fëmijëve mungesa e çerdheve jo vetëm në zona rurale por edhe atyre urbane. Jam i vetëdijshëm që pa punën e gjithë neve të drejta te fëmijëve, mbrojtja e tyre nuk do të arrihet”, tha ai.
“Jam i vetëdijshëm se pa punën e gjithë neve, të drejtat e fëmijëve, mbrojtja, vetëdijesimi i mëtejmë edhe shoqëror, edhe institucional dhe gjithë mekanizmave tjerë, nuk ka përmirësim të jetës së fëmijëve”, tha kryeministri Haradinaj.
Luigi Brusa, Shef i Sektorit të Bashkëpunimit, Zyra e Bashkimit Evropian, tha se nga fondet IPA vetëm për mbrojtjen e fëmijëve janë parashikuar 30 milionë euro.
Por sipas tij, ndonëse ka ligjet të mira e është paralajmëruar edhe hartimi i një ligji të ri ato duhet të zbatohen.
“Rreth 30 milionë euro janë parashikuar përmes fondeve të IPA për këto fushë. Indeksi tregon se Kosova ka ligje të mira dhe politika të mira, por kemi dobësinë në zbatimin e tyre dhe kjo tregon që Kosovë ka pikë të plota që dalin nga konventa për të drejtat e fëmijëve”, tha ai.
“Dua t’i thërras që të bëjmë një zbatim rigoroz të legjislacionit. Gjatë këtij viti BE do të përkrahë sistemin e arsimit me 5,5 milionë euro për një infrastrukturë ligjore për impelmentimin e edukimit relevant”.
Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijës nxjerr në pah se si Kosova performon në më shumë se 987 indikatorë, të përshtatur nga lista zyrtare e zbatimit të KDF, rpaorton EO.
Indeksi sjell evidenca mbi zhvillimin e politikave, zbatimin e politikave, kapaciteteve në ofrim të shërbimeve, llogaridhënien në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve dhe nivelin e bashkëpunimit në mes të aktorëve që punojnë për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë.