Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se pozita e koordinatorit është mirëpritur nga Komisioni Evropian dhe si i tillë ndihmon në ngritjen e reformave shtetërore.
Ai iu drejtua me këtë deklaratë deputetit të LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili e pyeti se pse duhet të shtohet edhe pozita e koordinatorëve në qeveri, raporton Ekonomia Online.
“Emërimi i Besnik Tahirit si koordinator tregon se reformat shtetërore kanë hyrë në një intensitet më të madh. Tahiri ka përgjegjësi ngritjen e efikasitetit në reforma. Ajo që e bën të mirë këtë proces është mirëpritur nga ana e partnerëve ndërkombëtarë dhe nga ana e Komisionit Evropian”.
“Cila është veprimtaria e këtyre organizimeve paralele dhe pse po i duhet qeverisë të krijojë poste të tjera kur ka kaq shumë zëvendësministra. Apo ndoshta kryeministër, kanë mbetë ende njerëz që duhet të rehatohen nëpër poste”, ishte pyetja e deputetit Avdyli.