Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka pranuar një letër falënderimi nga ish-komandanti suprem i forcave të bashkuara të NATO-s për Europë.
“I nderuar të pranoj letër falënderimi nga Wesley Clark, përmes së cilës shpreh konsideratën për mikpritjen dhe nderimet gjatë 20-vjetorit të ndërhyrjes së aleancës veri-atlantike në Kosovë, si dhe më përgëzon për angazhimin tim përgjatë këtyre viteve për të sjellë progres dhe zhvillim në vend”, thuhet në falënderimin e Clark të shpërndarë nga Haradinaj.
“Populli i Kosovës do të jetë përjetësisht mirënjohës dhe do ta lartësojë emrin dhe veprën e Gjeneralit Clark”.