Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, me rastin e festave të fundvitit ka pranuar urime nga presidenti i ShBA-së, Donald Trump, raporton Ekonomia Online.
Këtë lajm Haradinaj e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook, i cik ka thënë se ndjehet i nderuar që për festat e fundvitit është uruar nga Trumpi.
Ai ka thënë se ky urim vjen kur vëmendja e SHBA-së është e përqendruar në luftën kundër terrorizmit dhe rritjes së saj, ndërsa ka siguruar se Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika.
Ky shtë postimi i plotë i tij:
I nderuar të pranoj letër urimi për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Në kohën kur vëmendja e SHBA-së është e përqendruar në luftën kundër terrorizmit dhe rritjes së saj, Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika.
Marrëdhënia e Kosovës me ShBA-në, nuk është vetëm një raport bilateral ndërmjet dy vendeve, por është speciale dhe e përhershme.
Kjo marrëdhënie e fuqishme dëshmohet edhe me këto urime por edhe më lidhjet që kemi krijuar tash e sa kohë, e për të cilat ne jemi përherë mirënjohës.
Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë SHBA-të!
RH