Haradinaj premton fond për investime në sektorin privat

Vushtrri | 28 Maj 2017 | 22:01 | Nga

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sot në Vushtrri ka premtuar fond për investime në sektorin privat, bizneset e vogla dhe ato të mesme.

Ai ka thënë se roli i bizneseve në Kosovë është jetik.

“Qeveria ime do t’i përkrahë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që ato të mund të rrisin dhe zgjerojnë veprimtarinë e tyre – jo vetëm me fjalë, por me vepra. Pikërisht, për këtë do ta krijojmë Fondin për investime për sektorin privat. Përmes këtij Fondi synojmë punësimin, zhvillimin dhe rritjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në vend”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Shumica e punësimeve në Kosovë ndodhë në bizneset e reja, të vogla dhe të mesme, por ato nuk po rriten, nuk po zhvillohen. Roli i këtyre bizneseve në shtetin tonë është jetik për shkak të rëndësisë që kanë në zhvillimin ekonomik dhe në jetën e përditshme”.

“Përderisa ne do ta fuqizojmë dhe rrisim sektorin privat dhe do t’u japim mbështetje bizneseve, ne gjithashtu do t’i rrisim pagat në sektorin publik për 30%. Jemi bërë bashkë për Kosovën, për qytetarët e Kosovës, për tu zhvilluar fuqimisht, për të marr vendime të guximshme dhe të ecim përpara drejt e sigurt”, ka theksuar kandidati i koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryeminisër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme