Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria dhe institucionet e vendit do të formohen me afate kohore.
Ai ka thënë se fillimisht presin certifikimin e zgjedhjeve dhe pastaj do të ndërmarrin hapat për formimin e Qeverisë, raporton Ekonomia Online.
“Qeverinë dhe institucionet e vendit i formojmë me afate kohore. Nuk mund të shkojmë para certifikimit, pra kur ndodh certifikimi veprojmë, deri atëherë duhet me u përmbajt në deklarime. Sikurse e dini ne ato obligime kushtetuese, ligjore do t’i zbatojmë kur vjen koha”, ka thënë ai.
Haradinaj këto komente i bëri me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve dhe Ditës së Kthimit nga Egzodi i vitit 1999, ku Departamenti i Diasporës i AAK-së ka hapur hap ekspozitën me fotografi nga egzodi dhe kthimi i shqiptarëve në shtëpitë e tyre në Kosovë.