Haradinaj pret në takim Lajçakun

Prishtinë | 10 Mar 2023 | 12:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është pritur nga kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim, mediat fillimisht janë lejuar të marrin pamje, ndërsa pas takimit, është deklaruar nënkryetari Ardian Gjini.

Kujtojmë, që AAK-ja i ka dhënë përkrahje propozimit evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçaku një ditë më parë është takuar edhe me kryeministrin Kurti e presidenten Osmani, takime të cilat i ka cilësuar konstruktive në procesin e dialogut.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme