Haradinaj pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

Prishtinë | 24 Qer 2025 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në zyrat e Aleancës Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Eirik Nestås Mathisen.

Z. Mathisen ishte i shoqëruar nga z. Fredrik Onstad, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, si dhe nga z. Armend Mehaj, ish-ministër i Mbrojtjes në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe në rajon, për perspektivën euroatlantike të vendit, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë.

Haradinaj vlerësoi lart rolin dhe kontributin e Norvegjisë në përkrahje të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, si dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë.

“Mirënjohës për angazhimin e z. Mathisen dhe për përkushtimin e shtetit norvegjez ndaj Kosovës,” përfundoi Haradinaj.

Të ngjashme