Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur marrjen e kryesimit të Këshillit të Bashkimit Europian nga Bullgaria.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shprehur bindjen se Bullgaria do të fokusohet në përafrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në.
“Në këtë kontekst, pres që Bullgaria të jetë edhe zë i Kosovës në strukturat e Bashkimit Europian”.
Sipas Haradinajt, Republika e Kosovës po e bën të duhuren në zbatimin e plotë të MSA-së dhe që këtë vit të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE.
“Besojmë palëkundshëm në mbështetjen bullgare në këto procese”.
Haradinaj ka përfunduar postimin e tij duke i uruar Bullgarisë lidership të suksesshëm gjatë kryesimit të Këshillit të BE-së.