Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim ministren e dorëhequr të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.
Haradinaj ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Reshitaj “e cila ka dhënë dorëheqje për shkaqe personale”, i ka shërbyer me devotshmëri Republikës së Kosovës, në këtë periudhë të qeverisjes.
Ai e ka falënderuar Reishtjan “për besnikërinë ndaj detyrës shtetërore dhe për punën korrekte në ministrinë përkatëse”.