Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur me ceremoni të lartë shtetërore kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, raporton Ekonomia Online.
Për nder të kryeministrit maqedonas është rreshtuar edhe garda e FSK-së.
Më pas të dy do të mbajnë një konferencë për media. Gjatë vizitës në Prishtinë, Zaev do të takohet edhe presidentin Hashim Thaçi e kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Në delegacionin e qeverisë së Maqedonisë, janë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri për Transportit dhe Lidhjes, Goran Sugareski, ministri i Kulturës, Robert Alagjovski, dhe ministri i Angazhuar për Diasporë, Edmond Ademi.