Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka vazhduar me prezantimin e kandidatëve për Asamblenë Komunale në Kryeqytet.
Përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se Arsim Binaku është kandidat për Kuvendin e Prishtinës.
Postimi i plotë:
Në listën fituese për Prishtinën do të jetë edhe Arsim Binaku, veprimtar dhe aktivist i devotshëm i Aleancës ndër vite.
Arsimi i hyn garës i vendosur për përfaqësim dinjitoz të lagjes Velania në Asamblenë Komunale të Kryeqytetit, lagje kjo e diskriminuar historikisht nga pushtetet e kaluara lokale. Investimet infrastrukturore për këtë pjesë te Kryeqytetit dhe funksionalizimi i transportit publik do të jenë në fokus të qeverisjes sonë së ardhshme.
Suksese Arsim e na priftë e mbara!