Ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së, njëherit njëri ndër protagnistët kryesor të luftës së UÇK-së Daut Haradinaj, në 23 vjetorin e betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që njihet edhe si ‘Epopeja e Dukagjinit’, ka vendosur të dalë me një projekt-ide, i cili do të quhet “Kodi i Gjeneralëve”.
Haradinaj ka thënë se 24 Marsi është një prej datave me të rëndësishme të historisë sonë të re! 23 vite më parë pas rezistencës në Gllogjan, UÇK-ja filloj luftën frontale në Dukagjin. 22 vite më parë UÇK-së dhe luftës sonë iu bashkua edhe NATO-ja, me të cilën bashkërisht e arritëm lirinë e Kosovës.
“Pikërisht në këtë ditë të shënuar historike, kam vendosur të dal me një projekt-ide për themelimin e një klubi që do të bashkonte të gjithë gjeneralët dhe ish-drejtuesit e institucioneve të sigurisë, të cilët nuk janë më aktivë. Ideja ime është qe ky organizim ose klub qe është praktikë e shumë vendeve të NATO-s, të quhet “Kodi i Gjeneralëve”. Anëtarë nderi të këtij klubi mund të jenë edhe ish-gjeneralë të NATO-s, të cilët kanë ndihmuar lirinë e Kosovës dhe ndërtimin e institucioneve tona të sigurisë”, ka njoftuar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Më tej, ai ka shpjeguar edhe qëllimin e këtij klubi, duke thënë se ky klub do të funksiononte si një OJQ jofitimprurëse është që përmes ekspertizēs dhe bagazhit qe bartin gjeneralët dhe ish-drejtuesit e institucioneve të sigurisë, të mbështesin institucionet tona të sigurisë:
Postimi i plotë:
24 Marsi është një prej datave me të rëndësishme të historisë sonë të re! 23 vite më parë pas rezistencës në Gllogjan, UÇK-ja filloj luftën frontale në Dukagjin. 22 vite më parë UÇK-së dhe luftës sonë iu bashkua edhe NATO-ja, me të cilën bashkërisht e arritëm lirinë e Kosovës.
Pikërisht në këtë ditë të shënuar historike, kam vendosur të dal me një projekt-ide për themelimin e një klubi që do të bashkonte të gjithë gjeneralët dhe ish-drejtuesit e institucioneve të sigurisë, të cilët nuk janë më aktivë.
Ideja ime është qe ky organizim ose klub qe është praktikë e shumë vendeve të NATO-s, të quhet “Kodi i Gjeneralëve”. Anëtarë nderi të këtij klubi mund të jenë edhe ish-gjeneralë të NATO-s, të cilët kanë ndihmuar lirinë e Kosovës dhe ndërtimin e institucioneve tona të sigurisë.
Qëllimi i këtij klubi që do të funksiononte si një OJQ jofitimprurëse është që përmes ekspertizēs dhe bagazhit qe bartin gjeneralët dhe ish-drejtuesit e institucioneve të sigurisë, të mbështesin institucionet tona të sigurisë:
– Në avancimin dhe profesializmin e punës se tyre;
– Në përafrimin e tyre me NATO-n dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar të sigurisë;
– Promovimi i traditës ushtarake të Republikës së Kosovës, vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK);
– Mbrojtjen e dinjitetit të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe bashkëpunimi i ngushtë me institucionet qeverisëse: qendrore, lokale, agjencitë dhe shoqatat tjera në Republikën e Kosovës;
– Bashkëpunimi me shoqatat dhe organizatat simotra ndërkombëtare me qëllim të promovimit të interesave dhe vlerave kombëtare të Republikës së Kosovës.
Këto qëllime do të arriheshin përmes organizimit të:
– Seminareve, tribunave, konferencave dhe organizimeve të ndryshme;
– Studime shkencore dhe profesionale të luftës së UÇK-së;
– Debateve, qëndrimeve, analizave dhe rekomandimeve nga fusha e sigurisë dhe interesave kombëtare;
– Veprimtari multimediale dhe publicitare.
Këtë ide e kam diskutuar më shumë miq dhe kolegë të cilët e kanë mbështetur dhe kanë dhënë sugjerimet e tyre të vlefshme. Bashkë me ta në ditët në vijim do ta formësojmë këtë projekt!