Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar Dr. Reshat Gashi, ish i burgosuri politik dhe luftëtar i UÇK-së
Këtë e ka bërë të ditur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili i ka uruar mirëseardhje, tashmë në shtëpinë e tyre të përbashkët.
Njoftimi i plotë i Haradinajt:
Dr. Reshat Gashi nga Shtimja, ish i burgosur politik dhe luftëtar i UÇK-së, iu bashkua sot AAK-së.
Doktorit i urova mirëseardhje në shtëpinë tonë të përbashkët!