Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kongresistin amerikan, Steven Palazzo, të cilit i është falënderuar për ndihmën e pakursyer që SHBA-të kanë dhënë për shtetin e Kosovës, që të jetë një shtet i qëndrueshëm dhe i fortë ekonomikisht.
Kryeministri Haradinaj ka shprehur përkushtimin e Kosovës për të ardhmen euroatlantike dhe për miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kongresisti amerikan, Palazzo ka falënderuar kryeministrin për pritjen, duke shprehur urimet e përzemërta për përvjetorin e 10-të të Pavarësisë dhe mbështetjen e vendit të tij, për rrugën demokratike të Kosovës.