Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e Këshillit Konsultativ për Komunitete, të udhëhequr nga kryesuesi i këtij Këshilli, Gazmen Salijević.
Në takim u bisedua për punën e Këshillit si kategori kushtetuese dhe koordinimin e tij me Zyrën për Komunitete.
Kryesuesi i Këshillit, Gazmen Salijević, dhe anëtarët e informuan kryeministrin Haradinaj me punën e tyre dhe theksuan nevojën e zbatimit të rekomandimeve nga Ministritë përkatëse.
Kryeministri Haradinaj tha se komunitetet joshumicë janë pjesë integrale e Republikës së Kosovës dhe përfaqësimi i tyre është i garantuar. Ai shtoi se do të intensifikojë bashkëpunimin në implementimin e rekomandimeve të Këshillit.