Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka thënë se një propozim i tillë për ngritje çmimesh ka ardhur edhe në kohën sa ky ka qenë kryeministër, raporton Ekonomia Online.
Teksa ka hedhur akuza në drejtim të shefit të Qeverisë, Haradinaj ka thënë se Kurti i ka gënjyer qytetarët se nuk do të ketë rritjet ë çmimit të energjisë.
“Kurti është kryetar i qeverisë dhe ka kërkuar besimin e qytetarëve me ul çmimin e energjisë. Ka kërkuar votë dhe ka bind njerëzit me ia ulë çmimin. S’po ulet çmimi. Ky zotëri që s’ka mundur me ulë çmimin e energjisë është dasht m’i kërku falje popullit dhe me dërgu ekipin e ekonomisë në shpi. Një qeveri normale kur dështon një qëllim i kërkon llogari dikujt. Po rrinë zyre po lexon. I ke dit kur ke refuzu gazin. Edhe mu më kan sjellë propozim për ngritje çmimit të energjisë ju kam thënë jo. Kjo situatë na duket qesharake por kryeministër fajin je tu ja gjuajt qytetarëve. Veç defin me rrokë se tjetër s’ju ka mbet gjë deputetëve tuaj”, ka thënë Haradinaj.