Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj arrestimeve të zyrtavrëe serbë kosovarë nga ana e autoriteteve të Serbisë.
Ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka propozuar kundërmasë për ndalimin e vizitzve të zyratëve serbë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
“Janë shpeshtu këto ndalesa të zyrtarëve tanë, këtu po bëhet presion i vazhdueshëm dhe duhet të shikojmë si Qeveri kundërmasë për ndalimin e zyrtarëve serbë, nëse zyrtarët e qeverisë tonë keqtrajtohen në kufi atëherë edhe ne duhet të shikojmë ndonjë kundërmasë, duhet t’i dalim zot kolegëve tanë që jetojnë të gjithë në Kosovë”, tha Haradinaj.