Haradinaj: Qeveria ua ka ngulur thikën pas shpine kategorive të shenjta të popullit

Prishtinë | 24 Kor 2023 | 13:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se Qeveria ua ka ngulur thikë pas shpine kategorive të shenjta të popullit, raporton Ekonomia Online. Kjo duke iu referuar aleatëve ndërkombëtar dhe kategorive të dala nga lufta.

Haradinaj në takim me kategoritë e dala nga lufta, shtoi se të njëjtit nuk mund të ndahen nga paga minimale. Ai ka theksuar se është veteran i vërtetë, derisa sipas tij Kurti nuk është i tillë.

“Unë e di a janë kanë veteranët të rrejshëm a të vërtetë, Mimoza Kusari dhe Albin Kurti me i dhanë vetës të drejtë me i ofenduar veteranët. Kush është shqiptar dhe gjak shqiptari duhet me i dhimt, me këto që po i tham nuk i thash me nxit shoqatat”.

“Kurti dhe kjo Qeveri i ka ngul thikë pas shpine sakrificës sonë për liri, kategorive te lirisë, njerëzve që kanë mbajtur mbi supet e tyre përpjekjet për liri. Kjo sjellje është joinstitucionale dhe degraduese”.

“Sakrifica për liri është e të gjithëve. Kushdo që ka bërë këtë sakrificë e ka bërë për kombin. Kjo do të mbetet në përjetësi, ndër breza. Çdo brez i atyre që ka bërë sakrificë për liri shpreh respekt për paraardhësit, sikurse po ashtu ndihet i fyer kur kjo sakrificë të fyhet”.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/organizatat-e-dala-nga-lufta-sdo-te-marrin-asnje-hap-jashari-do-ta-presim-kushtuesen-per-ligjin-per-pagen-minimale/

Të ngjashme