Haradinaj reagon kundër shkrimeve të medieve serbe

Prishtinë | 29 Nën 2016 | 08:28 | Nga

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj shkrimeve të medieve serbe ku ai cilësohet si “bos i krimit dhe kontrabandës”
Haradinaj ka deklaruar se kjo storje nuk është hera e parë që është prodhuar nga aleancat e krimit në Beograd dhe Prishtinë në stilin “science fiction”.

“Këto aleanca të krimit me seli në Beograd e në Prishtinë, por që mentorët i kanë në Moskë, janë aktivizuar sa herë që dikush u ka dalë përpara dhe e ka penguar influencën e tyre në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai gjithashtu ka thënë se “Këtë herë nuk më ndalin dot”.

Reagimi i plotë:

Aleancat e krimit në Beograd e në Prishtinë, qenkan aktivizuar sërish në sulme kundër personalitetit tim, familjes sime dhe organizatës politike që e drejtoj. Këtë herë në stilin “science fiction”, duke prodhuar storje per tregëti armësh të përmasave të mëdha, ku unë qenkam bosi.

Kjo nuk është hera e parë e nuk do të jetë as e fundit, sepse këto aleanca të krimit me seli në Beograd e në Prishtinë, por që mentorët i kanë në Moskë, janë aktivizuar sa herë që dikush u ka dalë përpara dhe e ka penguar influencën e tyre në Kosovë. Edhe tani po ndodh e njejta gjë, por kësaj radhe, propaganda e tyre është aq e tejdukshme, sa që ata vet do të jenë viktima të saj.

Këtë herë nuk më ndalin dot!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme