Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar për ndalimin e këshilltarit të tij, Sërgjan Jovanoviq gjatë ditës së sotme në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë.
“Shpreh shqetësimin për ndalimin e këshilltarit tim Srdjan Jovanovic nga autoritetet e sigurisë dhe inteligjencës serbe. Ky ndalim, që nuk është i pari i kësaj natyre, edhe njëherë dëshmon qartë se metodat e frikësimit që përdoren nga autoritetet serbe, janë një shenjë agresioni, karshi qytetarëve të Kosovës”.
“Ju bëjmë thirrje autoriteteve të Brukselit zyrtar që të reflektojnë dhe adresojnë, sjelljen e autoriteteve serbe ndaj qytetarëve të Kosovës.
Ky agresion, nuk i ndihmon normalizimit të marrëdhënieve mes shteteve tona”, ka shkruar shefi i Qeverisë në një reagim bërë në llogarinë e tij në Facebook.