Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur vendimin e kryeministrit Albin Kurti, për mospjesëmarrje në takimin e 11 majit me palën serbe.
Sipas Haradinajt, ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa konsultim me palën kosovare dhe si i tillë nuk duhet pranuar.
Postimi i tij i plotë:
Refuzimi i Kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë.
Ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa konsultim me palën kosovare. Takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës.
Praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova