Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar Familjen Demaçi pas ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe simbolit të rezistencës së çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
“Me dhembje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të pathyeshëm të çështjes kombëtare, simbolit të rezistencës intelektuale, Adem Demaçi.
Rezistenca dhe kontributi juaj deri në ditët e fundit të jetës ishin dhe do të jenë frymëzim për gjeneratat e reja se si duhet dhe punohet për vendin, andaj lavdi e përjetshme punës dhe veprimtarisë suaj.
Në emrin tim dhe të Qeverisë së Kosovës ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta, familjes, të afërmve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Kontributi dhe sakrifica e simbolit të rezistencës Adem Demaçi, në kohërat më të vështira për Kosovën ishin frymëzim dhe guxim për arritjen e synimeve të qytetarëve për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës”.