Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Cuoci.
Haradinaj ka thënë se roli i KFOR-it në sigurinë e vendit është i pazëvendësueshëm, transmeton Ekonomia Online.
“KFOR-i në vazhdimësi ka dhënë kontribut të madh për një Kosovë paqësore dhe një mjedis të qetë për të gjithë qytetarët”, tha Haradinaj.
Kryeministri falënderoi Cuocin për punën e shkëlqyeshme të këtij misioni për ruajtjen e sigurisë në vend.