Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se 3 dhjetori që shënohet si Dita për Personat me Aftësi të Kufizuara, duhet të shërbejë vetëm si ditë e ndërgjegjësimit tonë.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë që ata janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë.
Postimi i plotë:
Nuk është vetëm një ditë kur ne përkushtohemi për Personat me Aftësi të Kufizuara. Ata janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë.3 dhjetori, që shënohet si ditë e tyre, duhet të shërbejë vetëm si ditë e ndërgjegjësimit tonë. Sa më shumë dashuri, sa më shumë kushte, sa më shumë mundësi, sa më pak paragjykime për ta.Heqja e të gjitha barrierave, iu mundëson atyre një jetë sa më të lumtur. Jemi gjithmonë me ju!