Haradinaj: Sa për Albin Kurtin do të qëndronim në Qeveri edhe 50 vjet

Prishtinë | 26 Kor 2019 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Meliza Haradinaj ka bërë një analizë të debatit apo siç i quan ajo ‘zërave antikushtetues’, lidhur me veprimet e fundit të kryeministrit të dorëhequr Ramush Haradinaj.

Ajo ka thë se sa për Albin Kurtin dhe opozitën do të qëndronin në pushtet edhe 50 vjet.

Më poshtë, ju sjellim analizën e saj gjashtë pikëshe:

Duhet t’i themi disa gjëra troq rreth dorëheqjes dhe zërave “antikushtetues”:

Për ilustrim, nuk besoj se do të kemi shembull më të dinjitetshëm të dorëheqjes sesa ajo që vjen nga djepi i demokracisë në botë, dorëheqja e Kryeministres britanike Theresa May me datë 7 qershor, dhe vazhdimin e detyrës së saj si kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar deri dje me datë 25 korrik, kur edhe ia dorëzoi detyrën kryeministrit të ri Boris Johnson dhe u largua me fjalim lamtumirës nga 10 Doëning Street. Përgjegjësia shtetërore është e shenjtë dhe duhet të ipet llogari për të deri në momentin e fundit, pavarësisht sfidave personale.

Albini e opozita duhet t’i “falënderohen” Gjykatës Speciale për dorëheqjen e Kryeministrit, sepse sa për frikën tonë ndaj rrëzimit të Qeverisë prej tyre, ne do të mund të qëndronim edhe “50 vjet”.

Koincidenca e momentit të ardhjes së ftesës për drejtësi, është vështirë të injorohet. Në fakt, nëse analizojmë në retrospektivë, të 4 herat e përballjes së Ramush Haradinajt me drejtësinë (duke përfshirë edhe Francën 2017), kanë qenë pikërisht në momentet më të ndjeshme politike të Kosovës.

Pas lejimit të devijimit të dialogut në tema të ndarjes dhe korrigjimit, me këtë ftesë, duket që drejtësia po i dorëzohet (përsëri) agjendës politike.

Akti i dorëheqjes së Kryeministrit është (përveçse përgjegjësi morale për mosdorëzim të shtetit të Kosovës për eksperiment) është akt mospajtimi me skenarët e ndarjes e defunksionalizimit, dhe refuzim për me gjunjëzu Kosovën duke “kërcënuar/frikësuar” kryeministrin e vendit.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme