Kryeministri, Ramush Haradinaj u shpreh i bindur se koalicioni qeverisë i ka vovat për të ratifikuar ujdinë me Malin e Zi. Por sipas tij, mungesa e një deputeti mund ta dështojë seancën, raporton Ekonomia Online.
“…ne e kemi votën, por duhet të jemi serioz dhe vigjilent që të mos dështoj. Në qoftë se një deputetë i LDK-së nuk vjen në Kuvend mund të jetë shkaktar i dështim. Mungesa e një deputeti në seancë është përgjegjësi për me i mbajt qytetarët e izoluar”.
Kreu i ekzekutivit ka pranuar se nuk kanë mundur që merren vesh me Listën Serbe, raporton EO.
“Ne kemi negociuar me listën serbe nuk kemi gjet në gjuhë të veçantë nuk e di se si do të bëjmë tash e tutje”.
Ai mas mbledhjes së Qeverisë u ka bërë thirrje deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të larguarve nga kjo parti që të votojnë marrëveshjen për demarkacionin.
“Fokusi ynë do të jetë për ligjin për demarkacionin. I bëjë thirrje deputetëve të Kosovës të Vetëvendosjes të Kurtit të krahit tjetër të zotëri Ymeri që ta votojnë”.
“… nuk ka arsye për një temë kaq të rëndësishme që të ndahemi. Unë po ju shtoj deputetëve një pyetje se çka kanë me bo këta deputetë nëse bëhen shkaktar për mos me kaluar ky Ligj”.
Kryesia ka vendosur dje që seanca të mbahet të martën duke filluar nga ora 16. Haradinaj kishte paralajmëruar se se seanca për votimin e demarkacionit me Malin e Zi do të mbahet të martën, nga ora 14.
Seanca për demarkacionin ishte paralajmëruar qe disa herë, por nuk ishte vënë në votim për shkak se nuk ishin votat e duhura për të kaluar.
Me rikthimin e deputetes Donika Kadaj-Bujupi në AAK, janë siguruar 79 vota. Mediet kanë raportuar se edhe një deputet nga Lista Serbe është i gatshëm ta votojë këtë marrëveshje, e cila kërkon së paku 80 vota. Votën për e kanë premtuar dhe 28 deputetët e LDK-së.