Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka theksuar se Serbia duhet ta kuptojë që Kosovën nuk mund ta ndalë askush në rrugën e saj perëndimore.
Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se po i sheh disa media qeveritare në Serbi, të cilat sipas tij, po i akuzojnë shqiptarët si terroristë.
“A ka ma terroristë se qeveria e tyre. Ata i vranë te rinjtë serb në lokalin Panda në Pejë, që me i akuzu shqiptarët si terrorist. Ata i terrorizuan bashkëvendësit e mi në emër të krimit që vet e bënë. Po nuk kanë faj ata. Kujtojnë se 100 rrena e bëjnë një të vërtetë. Kosovën dhe rrugën e saj perëndimore s’munden me ndal kurrë dhe këtë duhet ta kuptojë Serbia. Shpifjet le t’i mbaj për vete”, ka shtuar Haradinaj.