Koalicioni AAK-PSD sot ka mbajtur tubim elektoral në Obiliq.
Tubimi është mbajtur në palestrën ”Adem Jashari”, ku ishin të pranishëm përfaqësues të shumtë të AAK-së, PSD-së dhe nikoqiri, kryetari Xhafer Gashi, njofton Klan Kosova.
Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj, shpalosi planet e tij për Obiliqin dhe Kosovën si dhe arritjet e deritashme.
Para të pranishmëve, në sallë ai tha se me Serbinë është ende herët të bëhet reciprocitet.
”A po doni me e gëzu Serbinë apo Kosovën? Në Serbi ishin kah luten mos nuk po fiton Ramushi, e largohet taksa”.
”Ata ishin kah presin mos po fitojnë këta të reciprocitetit, reciprocitet mundemi me bë me Shqipërinë, pra njësoj si andej e këtej, po me Serbinë është herët me bë reciprocitet se ata po na rrezikojnë e nuk po na dojnë”, tha Haradinaj.