Haradinaj: Shëndetësia është sektori më jetik

Pejë | 27 Maj 2020 | 12:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj vizitoi drejtorinë e Spitalit Regjional dhe Institutit Regjional të Shëndetit Publik, raporton Ekonomia Online.

“Sot kemi ardhë me shprehë një mirënjohje dhe falënderim për një punë vërtetë heroike që ka bë i gjithë personeli mjekësor. Të gjithë ne në Kosovë ishim në njëfarë paqartësie dhe në një panik, por ishin këta që ishin në vijën e parë dhe ishin mburojë me i shpëtu jetërat e njerëzve tanë, me e rujtë qytetarin tonë. I falënderojmë nga zemra dhe ndjejmë obligimin tonë ndaj këtij sektori jetik, jo veç tash por gjithnjë”, theksoi Haradinaj.

Haradinaj nuk la pa shprehur edhe lidhjen e tij emocionale me Spitalin e Pejës, për shkak të përvojave gjatë luftës. Me shumë mjekë të këtij spitali, ai tha se janë shpëtuar shumë jetë të ushtarëve të plagosur.

“Personalisht kam lidhje emocionale me këtë spital, por sidomos me mjekët dhe personelin. Dikur kemi qenë bashkë në kohërat e vështira të luftës e të pasluftës. Kemi bë shumë angazhime në atë kohë, për shpëtimin e jetërave të të gjithë njerëzve tonë, edhe të ushtarëve të plagosur. I falënderoj, janë këtu disa bashkëpunëtorë të asaj kohe”, tha ai.

Ndërsa, Haradinaj përsëriti edhe një herë që të përmirësohen kushtet e përgjithshme të mjekëve, duke thënë që duhet filluar së zbatuar Ligji për Paga, ligj i cili po trajtohet ende nga Gjykata Kushtetuese.

“Mendoj se është tepër me rëndësi me fillu zbatimi i Ligjit të Pagave. Ai ligj mund të amandamentohet në të ardhmen, por duhet të fillojë së zbatuari që tani”, theksoi Haradinaj.

Drejtori Dreshaj e falënderoj Haradinajn për vizitën e tij, përderisa i shtroi disa kërkesa për përmirësimin e kushteve të personelit mjekësor në Pejë.

Të ngjashme