Haradinaj shfaqet me lot në sy në konferencën për medie

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 16:32 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj, në një konferencë për media, ka treguar arsyen e largimit pas ftesës nga Gjykata Speciale.

“Sapo informua Qeverinë, dhashë dorëheqje të parevokueshme nga ky koment jo dorëheqje sepse jam ftu të intervistë si i dyshuar nga Dhomat e Posaçme nga java e ardhshme duhet të paraqitem dhe nuk mundem si pjesë e Qeverisë, por si qytetar dhe dua të mbroj dinjitetin e qytetarëve”.

“Kosova është vend multientik, e paprekshme në territor, kufi e vlera të veta, do ta respektoj institucionin, do të përpiqem t’i  kryejë detyrat e mia, pastërtinë time, nderin e familjes time, do ta mbroj vendin e Kosovës si luftëtar, mendoj se është shumë gabim që Kosovës ti kërkohet një çmim, është gabim prej lidershipit të Kosovës të bëjnë pazare”.

“Përgjegjësia tani kalon te presidenti për të filluar konsultat për të caktuar datën e zgjedhjeve. I ofrohem prapë popullit për të marrë besimin. Nuk jam i akuzuar, por intervistohem. Garoj në zgjedhje edhe unë edhe subjekti im. Por s’kam mundur ta qoj shtetin dhe kryetarin e qeverisë sepse do t’ia rëndoja Kosovës dhe e kam marrë këtë vendim”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme