Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka propozuar Qeverisë shkarkimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion.
Njëkohësisht, Haradinaj e ka caktuar ekspertin e njohur të Kosovës, profesor Shpejtim Bulliqi, që ta krijojë ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion.
Haradinaj, sa ishte deputet , kishte pasur një përplasje dhe e kishte fyer rëndë gjatë një takimi në praninë e medieve kryetarin e Komisionit për përcaktimin e pikës kufitare me Malin e Zi, Murat Meha.
Haradinaj ishte zotuar se me të marrë detyrën do ta shkarkonte Mehën dhe komisionin.
Dy vjet nga përplasja Haradinaj-Meha from Ekonomia Online on Vimeo.