Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena.
“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena. Vendimi është marr mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij,” ka shkruar Haradinaj në Fcebook.
Haradinaj fton organet e rendit dhe të drejtësisë, që ta kryejnë punën me përgjegjësi në çdo situatë.
“Lirimi është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërisht.”
Ndryshe Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë ditës së djeshme ka vendosur nga një muaj paraburgim për zv/ministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena dhe dy të dyshuarit e tjerë për marrë të ryshfetit, Hazër Shehu dhe Nysret Shala.
Zv/ministri Cena dhe dy të dyshuarit e tjerë janë arrestuar të shtunën nën dyshimin për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës.