Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka vizituar familjarët e viktimave që u vranë dje pas një sulmi me armë zjarri në Deçan.
Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjeve Mustafaj e Hamzaj në Gllogjan.
Ai u zotua se nuk do të ndalen e se do të punojnë që të vendoset drejtësia në vend që të gjithë të jenë të lirë e të sigurtë.
“Homazhe në Kompleksin Memorial të ZO të Dukagjinit dhe vizitë ngushëlluese te familjet Mustafaj e Hamzaj në Gllogjan”, ka shkruar Haradinaj.