Haradinaj: Shpejt do t’i kthehem Kosovës

Prishtinë | 11 Shk 2017 | 15:19 | Nga

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka thënë se ndihet tërsisht i  pafajshëm, ndonëse autoritetet franceze kanë shtyrë seancën ndaj tij.

Mirëpo, ai ka nënvizuar se të vetmit që vazhdojnë të merren me “pallavra” janë politikanët e Klanit të Millosheviqit. Sipas Haradinajt, ata më nuk kanë kurrfarë fuqie që në emër të, gjoja drejtësisë, t’i shtyjnë agjendat e tyre politike, dhe unë nuk i marr fare seriozisht!

Postimi i plotë:

Nuk më shqetëson Klani i Millosheviqit

I kam respektuar ligjet e vendit tim dhe ligjet ndërkombëtare! Jam përballur me akuzat më monstruoze të prodhuara nga vrasësit e popullit tim dhe në një proces të gjatë e të mundimshëm, jam shpallur i pafajshëm për të gjitha pretendimet, nga instanca më e lartë e drejtësisë ndërkombëtare.

Këtij verdikti i është bindur krejt Bota!

Të vetmit që vazhdojnë të meren me këtë punë, janë politikanët e Klanit të Millosheviqit, të cilët më nuk kanë kurrfarë fuqie që në emër të, gjoja drejtësisë, t’i shtyjnë agjendat e tyre politike, dhe unë nuk i marr fare seriozisht!

Shpejt do t’i kthehm punës për vendin tim. Ky është i vetmi preokupim imi!

RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme