Haradinaj: Shteti duhet të veprojë për të zbardhur fatin e të zhdukurve

Prishtinë | 30 Gus 2024 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se shteti ynë duhet të intensifikojë përpjekjet për zbardhjen e fatit të tyre.

Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kujtojmë me dhimbje të thellë motrat, vëllezërit dhe fëmijët tanë ende të pagjetur. Kjo plagë e hapur kërkon vëmendje urgjente, andaj shteti ynë duhet të intensifikojë përpjekjet për zbardhjen e fatit të tyre. Në këtë drejtim, ne do të punojmë pa pushim për drejtësi, duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”.

“Qëndrojmë gjithherë pranë familjarëve të të zhdukurve!”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme