Haradinaj: Shtyrja e zgjedhjeve është dëshmi e ikjes nga përgjegjësia

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj, e cilëson si ikje nga përgegjësia përballë qytetarëve tentimin për shtyrje të zgjedhjeve.

Haradinaj ka shkruar se 17 tetori duhet të jetë dita e vlerësimit për ta.

“Tentimi për shtyerjen e zgjedhjeve është dëshmi e qartë e ikjes nga përgjegjësia përballë qytetarëve. Pas qindra humbjeve të jetës së qytetarëve, këta zotërinjtë nuk e morën guximin një ngushëllim ta bëjnë për familjet e viktimave e as një vizitë në Infektivë e repartet e tjera. Prandaj në demokraci zgjedhjet janë mjeti më i mirë i vlerësimit. 17 tetori duhet të jetë dita e vlerësimit për ta”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme