Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur konferencë për medie, raporton EkonomiaOnline.
Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga AAK-PSD nuk ka dashur të komentojë raportimet që tashmë kanë filluar të jepen se cila parti është e para, por theksoi se kanë hetuar një rritje për Aleancën, dhe tha se këto zgjedhje kanë treguar një pjekuri politike.
“Edhe pse kanë filluar me u dhanë rezultate nuk po dha rezultate, këto zgjedhje kanë shkua në mënyrën më të mirë të mundshme, në këto zgjedhje është hera e parë që kemi mundur me votua veç me dokumente të Kosovës, u vërtetua që mandati është mirë me iu kthye popullit”.
“Hetohet një rritje për aleancën me dhanë rezultat është vështirë, fakti që kanë dal ma shumë qytetarë është tepër e rëndësishme”, tha ai.