Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nuk kërkohet votim i dyfishtë i komuniteteve pakicë.
Ai madje ka thënë se Kuvendi nuk ka nevojë për Listën Srpska që t’i kushtëzoj deputetët për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Kryetar së pari ti duhesh të na tregosh sa deputetë janë në sallë. Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare nuk kërkohet votim i dyfishtë i komuniteteve, nuk kemi nevojë hiq për Listën Srpska me u kushtëzuar. Jemi këtu më shumë sesa 100 deputetë në sallë”.
“Kështu që kjo nuk qëndron, sepse ata nuk kanë nevojë të votojnë kundër, apo për, ne jemi deputetë këtu dhe japim votën. Është diçka tjetër që atë marrëveshje e kemi konstatuar se nuk është e drejtë dhe e saktë”, ka thënë Haradinaj.