Haradinaj s’komenton deklaratat e Thaçit: Taksa hiqet kur Serbia e njeh Kosovën

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 16:01 | Nga Besjana Bajrami

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë një vizitë pune në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ku është takuar me ministrin Endrit Shala.

Shefi i Qeverisë edhe njëherë ka shprehur qëndrimi e tij, se taksa do të hiqet vetëm me njohje të Serbisë për Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Ai nuk komentoi deklarimet e presidentit të vendit Hashim Thaçi.

“Taksa është vendim i Qeverisë së vendit, është vendim legjitim, i kemi lajmëruar të gjitha vendet që është pengu Kosova. Ne jem të interesuar me hek sot nëse na njeh Serbia.  Unë si kam parë këto intervista të presidentit, nuk kam koment. Na e dojna presidentin, Presidenti osht i joni”, tha Haradinaj.

Haradinaj foli edhe për çështjen e gjigantit metalurgjik “Trepça”, sipas tij, kjo ka mbetur peng i situatës politike.

“Sa i përket minatorëve Trepça ka qenë peng i Kosovës dhe situatës politike dhe jemi afër me e ç’blloku këtë situatë. Kërkesat e minatorëve janë legjitime. Janë disa vonesa por këto janë për shkak të ndikimeve që ka pas kjo temë.  Është pak koincidencë sepse po e fillojmë vitin me këtë ministri”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj ka folur për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, nga Lista Serbe, Nenad Rikallo duke thënë se do të shkarkohet kur t’i vije rendi.

“Kur t’i vjen reni, nëse i vjen pse jo”, ka thënë ai.

Ndërsa i pari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se deri më tani kanë ardhur 11 investitor me mbi 1.8 miliard euro.

“Kryeministrin e njoftova me prioritetet qe i kemi gjatë vitit 2019. Fokus kryesor ka qenë edhe investimet strategjike të ministrisë. Unë e njoftova që deri me tash kanë ardhur 11 investitor strategjik, 1.8 miliard euro vlerë investimesh. Nga fillimi i muajit do të fillojnë edhe shpallja e investitorëve. Prioritetet tona janë zhvillimi i ekonomisë së vendit dhe bizneseve”, tha Shala, raporton Ekonomia Online.

Sa i përket problematikës së naftës, Shala tha se vendit i mundon një rregullator i përcaktimit të çmimit të naftës.

“Kosovës i mungon një rregullator i përcaktimit të çmimit të naftës ne jem duke bërë përpjekje që në ligjin e ri të bëjë një rregullator”, tha Shala.

Haradinaj tha se para vetes kanë një periudhe më të mirën të mundshme, sipas tij, i gjithë legjislacioni është i gatshëm investitorët strategjik.

Ai shtoi se edhe Ligji për Pagat pritet të votohet, përderisa tha se arsimit është trajtuar me prioritet.

“Mora vesh nga ministri që në 10 ditët e ardhshme do të shpallet investitori i parë. Janë 11 të tillë dhe janë gati 2 miliard euro. Arsimi nuk është i trajtuar me prioritet në këtë ligj, ekziston mundësia që në projektligj të trajtohet mundësia e zgjerimit, ne duhet të votojmë ligjin për paga”, pohoi Haradinaj.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në konferencë për media pas takimit të përbashkët

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, January 8, 2019

Image may contain: 3 people, people smiling, suit

Image may contain: 8 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 2 people, people standing and text

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme